Rama prezanton ekipin e tij qeverisës, pesë drejtori nën udhëheqjen e PDK-së
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar sot ekipin e tij të drejtorëve, ku katër drejtori do të udhëhiqen nga Partia Demokratike e Kosovës.
Rama në konferencën për media tha se ekipin e tij e ka përzgjedhur në mënyrë që të mund të arrihet transformimi i Prishtinës, transmeton Telegrafi.
"Pas një kohë të konsiderueshme të negociatave me partnerët tanë të koalicionit, sot kam kënaqësinë të prezantoj ekipin tim të drejtorëve, që kam përzgjedhur për transformimin e Prishtinës", tha ai.
Rama po ashtu njoftoi se gjatë ditëve në vazhdim do të bëhet edhe emërimi i drejtorit të kulturës.
Më poshtë drejtorët e emëruar:
Alban Zogaj - NënkryetarDonjeta Sahatçiu - NënkryetareArbër Sadiki - Drejtor i UrbanizmitMimoza Sylejmani - Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të QëndrueshëmKrenar Xhaferi - Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të KontrataveBesianë Musmurati – Drejtoreshë për ArsimDoruntinë Maloku - Drejtoreshë e PronaveIlirik Musliu - Drejtor i Shërbimeve PublikeGranit Rugova - Drejtor për SportDonat Lushaku - Drejtor i KadastritAdelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies SocialeIzet Sadiku - Drejtor i ShëndetësisëValbona Makolli - Drejtoreshë e FinancaveFlorian Dushi - Drejtor i InspeksionitPlator Gërdovci - Drejtor i BujqësisëBersant Beka - Drejtor i Administratës/Telegrafi/


