Please enter at least 3 characters.

Rama: MEPJ përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar

2019/02/rama-1.jpg

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka akuzuar Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme se është duke kryer një akt skandaloz me simbolet kombëtare.

Ashtu siç bëri edhe të enjten në sallën e parlamentit, Rama përsëriti denoncimin e tij duke e quajtur skandaloz dhe në shkelje të rëndë të kushtetutës veprimin e institucionit të MEPJ.

Reagimi i plotë i Luan RamësSkandal: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!E kam denoncuar edhe më parë, e denoncova sërish në Kuvendin e Shqipërisë para deputetëve dhe ministrave të qeverisë, por askush nuk reagoi!Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!Akt skandaloz, veprim i turpshëm dhe fyerje e rëndë ndaj simboleve kombëtare, shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e ligjit! /GSH/