Please enter at least 3 characters.

Rama: Kam akoma shpresë se Kurti nuk e ka harruar Kanunin, edhe hasmit i hapet dera kur të vjen në shtëpi

2023/07/Edi-Rama-gigapixel-standard-scale-2_00x-scaled.jpg

Kryeministri Edi Rama ndodhet për vizitë në Maqedoni të Veriut, ndërkaq në një konferencë për media me homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski tha se ka shpresë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka harruar Kanunin se kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera.

Rama pas vizitës në Maqedoni të Veriut, sot do të jetë për vizitë edhe në Kosovë ku do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

“Në Kosovë kur të shkoj unë kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar që ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”, u shpreh Rama gjatë një konference në Maqedoni të Veriut.

Ndryshe, në agjendën e publikuar nga Rama, takimi me Kurtin është lënë “në pritje të konfirmimit”. /Telegrafi/