Please enter at least 3 characters.

Rama flet pas bllokimit të rrugës në Shkodër

2019/03/Takimi-i-qeverive-Kosove-Shqiperi-Isa-Mustafa-e-Edi-Rama-foto-Ridvan-Slivova-75-e1579866207127.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, shprehu sot keqardhjen për bllokimin e rrugës nga disa protestues të opozitës, ndërsa theksoi se “fajin atyre ua kanë udhëheqësit e verbër”.

Protestues të opozitës bllokuan sot rrugën në përpjekje për të penguar udhëtimin e kryeministrit Edi Rama drejt Malësisë së Madhe, ku pritet të zhvillojë një takim me banorët e kësaj zone.

“Rrugës për Malësi të Madhe. Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD-në, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin ua kanë udhëheqësit e verbër”, tha Rama./kp/