Raketat që po bien në Izrael po shkrepen nga Libani
10/10/2023
Një sërë raketash janë lansuar në drejtim të Izraelit, raporton Reuters, duke citur tre burime brenda organeve të sigurisë.
Një burim i sigurisë tha se bombardimet janë kryer nga fraksione të ndryshme palestineze, transmeton Telegrafi.
Raketat godisnin pjesën jugore nga ku edhe ishin lansuar raketat, tha burimi i dytë.
Dita e tretë e dhunës së paparë po vazhdon të zhvillohet në kufirin Liban-Izrael, që po konsiderohet si sulmi më vdekjeprurës që nga lufta e vitit 2006.
Raportohet se janë persona janë vrarë, tre pjesëtarë të Hezbollahut, një epror ushtarak izraelitë dhe dy militantë palestinezë. /Telegrafi/


