Ra nga varka teksa po luante me dy shokët e tij, mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit
10/08/2026
Një ngjarje e rëndë është shënuar në liqenin e Pogradecit këtë të hënë, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën, pasi është mbytur në ujë.
Sipas të dhënave paraprake, 32-vjeçari ndodhej në një varkë rreth 150 metra larg bregut të liqenit, teksa po kalonte kohë në ujë.
Sipas raportimeve, kanë qenë tre persona me varkë pedalinë dhe, duke luajtur me njëri-tjetrin, 32-vjeçari ka rënë në ujë.
Nga trembja dhe fakti që nuk dinte të notonte mirë, është mbytur. Shokët nuk kanë mundur t’i japin ndihmën e parë.
Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit nga ujërat e liqenit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


