Please enter at least 3 characters.

Qytetet më miqësore në botë për vitin 2023

2023/10/calgary.jpg
48:"A couple overlooking the city of Calgary, Canada
12:"Getty Images

Shumë faktorë duhet të bashkohen në vlerësimin e një qyteti: historia, arkitektura, si dhe konsiderata më bashkëkohore, por janë njerëzit që që ju presin ngrohtësisht dhe duan t'ju ndihmojnë të bini në dashuri me qytetin e tyre.

Revista e udhëtimit Conde Nast Traveler ka publikuar një listë të qyteteve botërore me banorët më miqësorë.

Në tri vendet e para kryesojnë qytetet kanadeze, Calgary, Edmonton dhe Victoria, si edhe në vendin e pestë është po Quebecu i Kanadasë. Vendin e katërt e zë Dublini irlandez. Malaga, Izmiri, Rio de Janeiro, Cartagena e Mexico City, mbyllin top-dhjetëshen.

"Calgary mund të jetë i sheshtë, por është vetëm afro 100 kilometra nga Rocky Mountains, duke e bërë atë një shesh lojrash aventurierësh. Natyra dhe jeta urbane shkojnë dorë për dore këtu. Ju mund të shihni male praktikisht nga kudo, dhe tokat e çudirave në natyrë, si Liqeni Louise dhe Parku Kombëtar Banff që janë vetëm disa orë larg. Ndërkohë, qyteti i nënvlerësuar ka restorante të shkëlqyera biftekësh, butikë të pavarur dhe një komunitet mikpritës shumë-kulturor", thuhet në përshkrimin e qytetit më miqësor në botë.

Qytetet më miqësore në botë sipas sondazhit të Conde Nast Traveller për vitin 2023:

Calgary, KanadaEdmonton, KanadaVictoria, KanadaDublin, IrlandëQuebec City, KanadaMalaga, SpanjëIzmir, TurqiRio de Janeiro, BrazilCartagena, KolumbiMexico City, Meksikë

/Telegrafi/