Please enter at least 3 characters.

Quni, Thaçit: Jeni frikësuar në luftë, por përse po frikësoheni në paqe

2019/04/58380328_537352106792241_8401561943487283200_n.jpg
14:"Ridvan Slivova

Deputeti Anton Quni në mbledhjen e komisionit hetimor për rastin e dëbimit të shtetasve turq, i është drejtuar Thaçit duke i thënë t'i përgjigjet pyetjeve.

"Zoti president unë kam pyetjet e mija. Lidhjet që i paske ti me disa deputet këtu nuk më interesojnë. Kam pyetjet e mija nëse don përgjigju. Unë e kuptoj që ju jeni frikësuar në luftë, se kuptoj përse frikësoheni në paqe", ka thënë Quni, Thaçit.

Presidenti Hashim Thaçi i është drejtuar Qunit duke i thënë se kush është tut e kush jo e dinë krejt bota.

"Frikacak dihet kush ka qenë, e dini edhe ju por jam duke ju kursyer. Kërkoj vetëm të interpretohet neni 21. Fyerjet që i keni nuk i dëgjoj, kush u tut, kush nuk u tut e di krejt bota. Kush i ka dorëzuar 4 mijë armë për një vikend të gjithë e dinë", ka thënë Thaçi.

Deputeti Quni i është përgjigjur duke i thënë se Thaçi e din se çfarë thonë ushtarakët serb.

"Ju e dini çka thonë ushtarakët serb se ku e kanë përjetuar Vietnamin, ku e kanë përjetuar ferrin, e ku luftën e Kosovës", ka thënë ai./Telegrafi/