Qull tërshëre me kivi: Kafjall i shëndetshëm i cili adhurohet nga shumica nesh!
06/08/2020
Po ju sjellim racion të përsosur për ta filluar ditënPërbërësit:- 1 filxhan qumësht apo ujë;- 1 ½ filxhani thërrmija tërshëre;- 1 banane e pjekur;- 1 lugë lëng limoni;- 1 kripë sa mund të kapet me gishta;- 1 kivi të ngrirë në feta.
Ujin apo qumështin zieni në një enë, pastaj shtoni qullin e tërshërës dhe ulni temperaturën.
Bananen e pjekur shtypeni me pirun, qiteni në enën me qull dhe përzieni.
Kur të avullojë pak, shtoni lëngun e limonit dhe kripën.
Kur qulli të bëhet i dendur, shërbejeni me kivin e grirë.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.


