Please enter at least 3 characters.

QMK: Dy zjarre janë aktive, tre vatra nën kontroll dhe 22 janë shuar

2017/09/zjarre.jpg

Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 27 zjarre, nga të cilat dy janë aktive, tre janë nën kontroll dhe 22 janë shuar, njoftojnë këtë mëngjes nga Qendra për Menaxhimin të Krizave.

Zjarre aktive ka në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës pranë zonës së Golem Brdashit, ku po digjet një mal, dhe në Komunën e Shuto Orizarës, pranë Vizbegut, pas hotelit "New Star", ku është vënë flaka në një deponi mbeturinash.

Zjarret në Komunën e Zelenikovës mbi fshatin Paligrad – Preslap, në Komunën e Sarajit, pranë fshatit Kopanicë dhe në Komunën e Strugës, pranë fshatrave Piskupshtinë, Burinec dhe Lokov janë nën kontroll./Telegrafi/