Please enter at least 3 characters.

​QKUK dhe spitalet të mbushura me pacientë - janë duke u trajtuar 837 të infektuar me Covid-19

2021/01/Koronavirusi-Covid19-klinika-infektive-foto-Ridvan-Slivova-24.jpg

Sot në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 837 pacientë nga Sars- Cov-2.

Sipas njoftimit të QKUK-së, 700 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë.

“137 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve. 30 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore. 636 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 335 pacientë. 10 në gjendje të rënduar. 276 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë. 287 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 113 pacientë;

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 84 pacientë;

Klinika Infektive III ( Interno), 23 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 88 pacientë;

Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë;

Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë;

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 502 pacientë;

20 në gjendje të rënduar shëndetësore;

424 të konfirmuar pozitivë;

349 me oksigjeno-terapi;

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme;

Spitali i Prizrenit, 123 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 88 pacientë;

Spitali i Pejës, 111 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 66 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 59 pacientë;

Spitali i Mitrovicës,33 pacientë;

Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë;