Please enter at least 3 characters.

Qeveria ndan 50 mijë euro për miqësoren ndaj Haitit

2016/01/qeveria-ndan-50-mij-euml-euro-p-euml-r-miq-euml-soren-ndaj-haitit_hd.jpg

Kosova me 5 mars në Stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’ luan miqësoren e parë ndërkombëtare kundër Haitit, ndeshje kjo që vlerësohet historike për vendin tonë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi këtë vendim e ka marrë të mërkurën në mbledhjen e mbajtur në Prishtinë.

Ndërkohë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Memli Krasniqi, është shprehur i kënaqur që Qeveria ka ndarë këtë shumë për miqësoren kundër Haitit, ndeshje kjo që luhet për herë të parë nën ombrellën e FIFA-së.

Ministri Krasniqi ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në mënyre që ndeshja të ketë organizim sa më të mirë. /KP/Telegrafi/