Please enter at least 3 characters.

Qeveria miratoi aneks-kontratën për përfundimin e autostradës Milladinovcë - Shtip

2017/09/Highway_NH1_02_880x0.jpg

Në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me propozim të Ministrisë për transport dhe lidhje u shqyrtua dhe pranua tesksti i Aneksit drejt Kontratës për ndërtim të autostradës Milladinovcë - Shtip për shkak të vazhdimit të afatit kohor për ndërtim ndërmjet Ndërmarrjes publike - Rrugët e Maqedonisë dhe kompanisë 'Sinohidro', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria solli vendim me të cilin autorizohen Koço Angjushev, zv.kryeministër, Goran Sugareski, ministër për transport dhe lidhje dhe Zoran Kitanov, drejtor i NP Rrugët e Maqedonisë të nënshkruajnë aneksin 1 drejt kontratës për ndërtim të pjesë së autostradës Milladinovcë - Shtip atëherë kur të kalojë me procedurë në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi/