Please enter at least 3 characters.

Qeveria emëron kryesuesin e bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, merr edhe dy vendime të tjera

2023/05/Proteste-e-punetoreve-te-KEK-ut-kerkojne-rishikimin-e-Ligjit-per-Paga-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-1.jpg

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën ka marr vendim për emërimin e kryesuesit të Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovë dhe dy vendime për shpronësim të pronave.

Në njoftim thuhet se në mbledhjen e sotme Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 02/58 të datës 2 shkurt 2022, për emërimin e bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës”  duke emëruar Arton Ahmetin kryesues dhe Skender Hazirin anëtar të bordit.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar vendimin për shpronësim të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘’Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115  Prizren Prevallë dhe vendimin për shpronësim të pronave të paluajtshme të​ cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘’Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115  Doganaj-Shtërpcë’’ Zonat Kadastrale: Viqë dhe Drekoc,  Komuna Shtërpcë. /Telegrafi/