Please enter at least 3 characters.

Qeveria e re e Shqipërisë me 17 ministri

2016/01/f.0724155026349_m.jpg

“Struktura e Qeverisë së re është ndërtuar mbi bazën e prioriteteve, por edhe të disa nevojave që ka vendi, duke konsultuar shumë struktura qeverish në vendet e reja të BE, dhe duke marrë në konsideratë domosdoshmërinë që të kemi një qeveri, e cila të ketë shumë më tepër fokus, shumë më tepër përgjegjësi të qarta mes sektorëve dhe shumë më tepër mundësi për të krijuar kushtet që të prodhojmë rezultate me shumë më pak shpenzime nga taksat e qytetareve", tha Rama.

Struktura e Qeverisë së re:

Ministria e Brendshme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore

Ministria e Mbrojtjes, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore

Ministria e Jashtme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore

Ministria e Integrimit

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Zhvillimit Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

Ministria e Energjisë dhe Industrisë

Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë

Ministria e Kulturës

Ministria e Mjedisit

Ministria për Inovacionin dhe Administratë Publike

Ministria për Çështjet Vendore

Edi Rama gjatë prezantimit premtoi risktrukturim të plotë dhe të thellë në organikën e Kryeministrisë dhe një shkurtim të ndjeshëm të saj. "Komitetet që do të drejtohen nga Kryeministri do të shkurtohen në mënyrë drastike dhe do të jenë komitete të mirëfillta pune për prioritetet dhe koordinimin e të gjitha energjive qeverisëse", tha Rama, raporton Tch.

Kryeministri i ardhshëm sqaroi se për detaje të tjera të Qeverisë së re duhet të pritet fundi i këtij muaji dhe fillimi i muajit të ardhshëm.

Ndërsa pas daljes publike, Rama njoftoi në Twitter se në përbërjen e Qeverisë së re do të jetë numri më i madh i grave në historinë e vendit. /Telegrafi/