Please enter at least 3 characters.

Qeveria e Maqedonisë: Sistemi për menaxhimin e krizës së refugjatëve është i gatshëm që t'ju përgjigjet sfidave

2016/01/qeveria-e-maqedonis-euml-do-t-euml-mbaj-euml-mbledhje-t-euml-jasht-euml-zakonshme-p-euml-r-tetov-euml-n_hd.jpg

Qeveria në seancën e 13-të shqyrtoi raportin e Komitetit menaxhues për koordinim dhe menaxhim në sistemin e menaxhimit me kriza për  gjendjen e krizës së refugjatëve dhe solli disa konkludime.

Qeveria konludoi se sistemi është i gatshëm dhe funksional që të përgjigjet sfidave transite dhe se ai sistem është në komunikim të  vazhdueshëm me partnerët e Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe me vendet e rajonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Konkludimi i Qeverisë është që të kërkohet nga vendet që Maqedonia e Veriut bashkëpunon që të rriten policët në pjesën jugore të vendit", shprehen nga Qeveria.

Qeveria konkludoi dhe kërkoi që të pranohet ndihma e ofruar teknike nga Organizata Ndërkombëtare për Emigrime, UNDP, UNHCR si dhe nga Komisioni Evropian dhe fondet tjera./Telegrafi/