Please enter at least 3 characters.

Qeveria e Maqedonisë e emëron Buçkovskin si përfaqësues special për Bullgarinë

2018/10/vllado-buçkovski.jpg

Vllado Buçkovski, ish-kryeministri i Maqedonisë është emëruar përfaqësues special i Qeverisë për Bullgarinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi qeveritar Dushko Arsovski, i cili tha se Buçkovski është emëruar në seancën e sotme qeveritare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Buçkovski përveç kryeministër, ka qenë edhe ministër i Mbrojtjes, si lider i LSDM-së. Në kohën e fundit ai ka qenë i pranishëm në mediumet në Bullgari.

Ai profesor universitar në të drejtën romake, ndërsa punon në universitetin shtetëror bullgar "Uni BIT"./Telegrafi/