“Që prej rastit në Suedi, ai ka qenë ndryshe”, mediumi spanjoll ‘gozhdon’ Mbappen
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka shprehur besimin që ka tek Kylian Mbappe duke e mbështetur që të rikthehet në formë herët ose vonë dhe duke e inkurajuar që të vazhdojë të luftojë përkundër rënies nga forma. Mbappe po ashtu ka marrë mbështetje edhe nga bashkëlojtarët e tij, bordi i klubit, Ancelotti dhe tifozët, por ai është ende larg formës së tij më të mirë.Mediumi spanjoll Marca ka raportuar se presidenti Florentino Perez ka biseduar me atë pas penalltisë që humbi ndaj Liverpoolit dhe Athletic Bilbaos, duke i komunikuar besimin që ka në të, teksa Ancelotti pati një bisedë personale me të pas ndeshjes në ‘Anfield’.Është lënë të kuptohet se bordi i klubit ka besim tek Ancelotti duke marrë parasysh se ai ka ndihmuar në të kaluarën lojtarë si Hernan Crespo, Andriy Shevchenko dhe Alessandro Del Piero, të rikuperojnë formën e tyre më të mirë.


