Please enter at least 3 characters.

Qalaj: Strategjia e prezantuar ka shumë të meta

2022/10/312453913_664265735266217_5832927239984684136_n.jpg

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se dokumenti i Strategjisë së Sigurisë ka shumë të meta.

Ai ka thënë se PDK kërkon që të kryhet edhe një herë një rishikim strategjik i sektorit të sigurisë.

“Kjo strategji e sigurisë e propozuar ka shumë të meta. Prandaj, PDK kërkon që të kryhet edhe një herë një rishikim strategjik i sektorit të sigurisë. Ky proces duhet të ketë një përfshirje të të gjitha institucioneve, FSK-së, Policisë, AKI-së, Ministrinë e Mbrojtjes etj”, ka thënë Qalaj.

Ai ka shtuar se në objektivat që dalin nga ky proces, të hartohet plani i strategjisë kombëtare. /Telegrafi/