Please enter at least 3 characters.

Qafë Thanë, arrestohet një shtetas i Maqedonisë i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar

2016/04/Kufiri-Maqedoni-Kosovë-nga-17-prilli-do-të-kalohet-me-letërnjoftime.jpg

Në kalimin kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë "Qafë Thanë", është arrestuar një shtetas i Maqedonisë i cili ka qenë i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar.

Sipas Policisë së Shqipërisë, bëhet fjalë për F.K (78) nga Gostivari, për të cilin fletarrest ndërkombëtar kanë lëshuar organet kroate, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gostivaraso është arrestuar gjatë hyrjes në Shqipëri, me qëllim që siç thuhet në njoftim, të ekstradohet.

I arrestuari kërkohet nga organet kroate si i dyshuar për falsifikim të dokumenteve./Telegrafi/