Please enter at least 3 characters.

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë "Lidhjen e Prishtinës"

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Iniciativës Qytetare “Lidhja e Prishtinës” dhe ka urdhëruar KQZ-në ta certifikojë këtë subjekt për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025, duke anuluar vendimin e mëparshëm që e kishte refuzuar certifikimin.

Sipas vendimit, PZAP ka vendosur në seancën e mbajtur më 18 gusht 2025 lidhur me ankesën e Iniciativës Qytetare “Lidhja e Prishtinës”, me seli në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të datës 16.08.2025, për shkak të mos certifikimit për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të Republikës së Kosovës që do të mbahen më 12 tetor 2025.

“APROVOHET e bazuar ankesa e Iniciativës Qytetare ‘Lidhja e Prishtinës’, me seli në Prishtinë, paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me Nr.Protokolli 01/2131/2025, të datës 16.08.2025, për shkak të mos certifikimit për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të Republikës së Kosovës që do të mbahen me datën 12 Tetor 2025” , thuhet në vendim. /Telegrafi/