Please enter at least 3 characters.

Pyper: 74.1% e të anketuarve shprehen optimist se Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës

2022/05/Cover-2.png

Më 12 maj të këtij viti, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ky Këshill është organizatë e vendeve evropiane që kërkon të mbrojë demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe të promovojë unitetin evropian duke nxitur bashkëpunimin për çështje ligjore, kulturore dhe sociale. Një shumicë e qytetarëve të Kosovës e kanë mirëpritur këtë vendim të qeverisë për të aplikuar në Këshillin e Evropës. Këtë e dëshmon dhe hulumtimi i fundit nga Pyper ku 89.1% e qytetarëve të anketuar shprehen se ky ka qenë momenti i duhur për Kosovën për të aplikuar në Këshillin e Evropës dhe gjithashtu 74.1% e të anketuarve shprehen optimist se Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës.

Pos kësaj56.04%e të anketuarve mendojnë se ndonjë nga shtetet e BE-së që nuk e njohin shtetin e Kosovës do ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Të pyetur se cili nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, besoni se do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Të anketuarit u përgjigjën si në vijim:Greqia - 65.2%Spanja - 36.0%Sllovakia - 33.0%Rumania -29.3%Qipro - 28.1%Sondazhi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1,020persona anembanë Kosovës. Rezervoni dhe ju hulumtimin tuaj të ardhshëm