Please enter at least 3 characters.

Pushuesit largohen të tmerruar, ujërat e zeza kanë “pushtuar” bregun në Ksamil (Foto/Video)

2017/07/t3-1-e1501079255242.jpg

Në kulmin e sezonit turistik nga Ksamili vijnë pamje të frikshme që do tmerronin çdo pushues, shkruajnë mediat shqiptare.

Po sipas tyre, ndonëse nuk dihen ende përgjegjësit e ndotjes masive, ujërat e zeza kanë pushtuar bregdetin në plazhin “Gjiri Poda” tek “Tre ishujt” në Ksamil.

Pamjet ku duket qartë shkarkimi i ujërave të zeza në breg të detit janë siguruar nga “BalkanWeb”.

Sipas këtij mediumi, turistët dhe pushuesit janë larguar të shqetësuar nga plazhi. /Telegrafi/