Pushimi që nuk mbaron me sezonin: pse “Holiday In 2” po tërheq vëmendje këtë fundvit
Fundviti është koha kur njerëzit mendojnë më shumë për të ardhmen dhe vendimet e rëndësishme të jetës.
Pikërisht në këtë moment vjen “Holiday In 2”, projekti rezidencial i Edil Project, që po pozicionohet si një nga ofertat më interesante të banimit dhe investimit në bregdetin shqiptar.
I vendosur në Kune, Shëngjin, “Holiday In 2” sjell një koncept të ri jetese: ndjesinë e pushimit çdo ditë të vitit. Me arkitekturë moderne, ballkone të gjelbra, ndriçim natyral dhe hapësira të hapura për relaks, kompleksi është ndërtuar për ata që kërkojnë qetësi, rehati dhe cilësi.
Përveç banimit, projekti shihet edhe si aset investimi, falë lokacionit me kërkesë të lartë dhe zhvillimit të vazhdueshëm të zonës së Shëngjinit. Kjo e bën “Holiday In 2” një zgjedhje të mençur si për familje, ashtu edhe për investitorë.
Në një sezon dhuratash të vogla, Edil Project po ofron një dhuratë afatgjatë: një shtëpi që ndihet si pushim dhe një investim që ruan vlerën në kohë.
Për më shumë informacion, të interesuarit mund të kontaktojnë përmes:


