Please enter at least 3 characters.

Punonjësi i qendrës tregtare qetësoi të moshuarën që kishte kriza nervore (Foto)

2017/08/Punonjësi-i-qendrës-tregtare-qetësoi-të-moshuarën-që-kishte-kriza-nervore-foto.jpg

Brittany McKee ka parë se si punonjësi i njohur vetëm si Jason, e ka qetësuar një të moshuar që qëndronte në dyshemenë e një qendre tregtare në Shtetet e Bashkuara.

Derisa ajo po kalonte nëpër një krizë nervore dhe ishte telefonuar ndihma e shpejtë, ai i ka qëndruar pranë duke i kërkuar të ngrihet, derisa është bindur të lëvizë, transmeton Telegrafi.

Mbështetja për gruan në nevojë

“Kjo tregon se ende ka njerëzi, ai i rrinte afër edhe pse ajo e refuzonte gjatë tërë kohës. Ngrohtësia që i dha, mbase i shpëtoi edhe jetën”, ka shkruar McKee lidhur me rastin.

Fotografia e hedhur në internet, ka bërë që të mbledhë shumë pëlqime, ndërsa nuk kanë munduar as lëvdatat për punonjësin. /Telegrafi/