Please enter at least 3 characters.

Punonjësi e zuri me dorë fuçinë e birrës, që ra prej ngarkesës (Video)

2018/04/Punonjesi-foto.jpg
14:"© Jukin Media

Derisa po ngiste një makinë me piru në një depo në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, një punonjës u tregua shumë i shkathtë, me një fuçi birre që ra prej ngarkesës.

Ai zgjati dorën dhe e zuri objektin metalik që peshon 72 kilogramë, për të mos e lënë që të përplaset për toke, transmeton Telegrafi.

Mandej, sikur të mos ketë ndodhur asgjë, vetëm fërkoi duart dhe vazhdoi angazhimin e tij.

Videoja që mund ta shihni më poshtë, është filmuar para dy vitesh, por ka nisur shpërndahet që tani në internet. /Telegrafi/