Please enter at least 3 characters.

Publiku shpërtheu në të qeshura kur Kim dhe Kendall deklaruan se seriali i tyre ka të bëjë me njerëzit e vërtetë që janë vetvetja

2019/09/KimKendallEmmy-e1569227933338.jpg
233:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - SEPTEMBER 22: (L-R) Kim Kardashian West and Kendall Jenner walk onstage during the 71st Emmy Awards at Microsoft Theater on September 22, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Kim Kardashian ka qenë dy herë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Emmy në të kaluarën, ndërsa të dielën mbrëma ajo ishte në rolin e prezantueses për herë të parë.

Bukuroshja u paraqit në skenë me motrën e saj, Kendall Jenner, për të ndarë një çmim, mirëpo motrat e klanit të famshëm Kardashian/Jenner nuk e morën reagimin e pritur nga publiku në Microsoft Theater.

Të pranishmit nisën të qeshin kur Kim tha se seriali i tyre real televiziv ("Keeping Up with the Kardashians") ka të bëjë me njerëzit e vërtetë që janë vetvetja.

"Duke i treguar ngjarjet e tyre të pafiltruara dhe të pashkruara", shtoi Kendall, teksa qeshja e madhe po vazhdonte.

Ndërsa siç ndodh rëndom në evenimentet e mëdha, rrjetet sociale shpërthyen me komente për atë që u ndodhi dy motrave në skenën e Emmy. /Telegrafi/