Please enter at least 3 characters.

Publikohet trajleri i bashkëpunimit të Butrintit me Eleni Foureira (Video)

2016/05/Untitled-12.png

Butrint Imeri ka realizuar një bashkëpunim muzikor me Eleni Foureira, shqiptaren që është ndër këngëtaret më të suksesshme në Greqi.

“Delicious” mban titullin kënga e parë e Elenit në bashkëpunim me një artist shqiptar, si dhe e para e Butrintit për tregun e huaj, transmeton Telegrafi.

Muzika e këngës është punuar nga Florent Boshnjaku ndërsa për tekstin është kujdesur reperi Lyrical Son.

Videoklipi, trajleri i së cilit tashmë është publikuar, pritet të publikohet së shpejti dhe do të jetë një risi e këndshme muzikore./Telegrafi/