Publikohen të gjeturat nga hulumtimi me qytetarët rreth "Pushimi prindëror për barazi gjinore"
Syri i Vizionit ka mbajtur sot tryezën me përfaqësueset e Kuvendeve Komunale, kryesuesin, vullnetarë dhe OJQ.
Në këtë takim u prezentuan të gjeturat nga hulumtimi me qytetarë rreth Pushimit Prindëror.
Aktiviteti është realizuar si pjesë e nismës “Veprimet e komunitetit për të promovuar pushimin prindëror” në kuadër të projektit “Pushimi prindëror për barazi gjinore”, që implementohet nga Demokraci për Zhvillim (D4D), financohet nga International Center Olof Palme dhe mbështetet nga qeveria Suedeze.
Në këtë aktivitet janë prezantuar të gjeturat nga hulumtimi i D4D-së si dhe gjeturat nga hulumtimi i Syri i Vizionit në rajonin e Pejës .
Prezantimi i të gjeturave është përcjell me diskutim mbi modelin e propozuar nga D4D për pushim prindëror dhe ndikimin që mund ta ketë pushimi prindëror në përmirësimin e pozitës së grave dhe burrave në familje dhe vende pune.


