PSG prezanton fanellat e reja të markës 'Air Jordan'
14/05/2021
Paris Saint Germain ka prezantuar fanellat e reja për edicionin 2021/22.
Kampioni në fuqi i Francës ka vazhduar bashkëpunimin me kompaninë e veshmbathjeve 'Air Jordan'.
Skuadra nga kryeqyteti francez ka bërë prezantimin e fanellës së parë, ku Kylian Mbappe ka prezantuar atë.
“Një koleksion që ka të bëjë me rininë, larminë dhe energjinë e saj ", thuhet në përshkrimij e fanellës së re të parisienëve.
Gjiganti francez do t'i zhvillojë edhe tri ndeshje deri në fund të sezonit, ku pritet të luaj me fanellat e reja.
PSG do të luaj ndaj Reims e Brest në kampionat derisa ndaj Monacos në finale të Kupës së Francës. /Telegrafi/


