Please enter at least 3 characters.

PSG ofron 270 milionë euro për Coutinhon?

2018/07/PhilippeCoutinh-1-e1531134289729.jpg
217:"BARCELONA, SPAIN - MAY 20: Philippe Coutinho of FC Barcelona looks on during the La Liga match between Barcelona and Real Sociedad at Camp Nou on May 20, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Paris Saint-Germaini ka bërë ofertë për mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho - bën të ditur Mundo Deportivo.

Sipas gazetës spanjolle, kampioni Francës ka ofruar 270 milionë euro për shërbimet e mesfushorit brazilian.

(Foto: Getty Images)

Për prishjen e kontratës së Coutinhos ekziston një klauzolë në vlerë prej 400 milionë dollarësh, mirëpo PSG ia ka nisur ofertën njërit prej përfaqësuesve të 26-vjeçarit, në mënyrë që ai t'ua transmetojë drejtorëve të Barcelonës.

Neymari, i cili kaloi në Parc de Princes në verën e vitit të kaluar, ka shoqëri të mirë me Coutinhon dhe PSG planifikon bashkimin e tyre.

Kjo është edhe një përpjekje për ta mbajtur Neymarin, i cili kërkohet nga Real Madridi.

(Foto: Getty Images)

Philippe Coutinho iu bashkua Blaugranëve në janar të këtij viti duke u transferuar nga Liverpooli.

Barca ka paguar rreth 120 milionë euro për shërbimet e tij, ndërsa kjo shifër mund të arrijë deri në 160 milionë euro në bazë të bonuseve dhe klauzolave të ndryshme të përfshira në kontratë. /Telegrafi/