PSG me ofertë sensacionale për Allegrin
232:"TURIN, ITALY - MARCH 30: Head Coach Massimiliano Allegri of Juventus claps his hands during the Serie A match between Juventus and Empoli at Allianz Stadium on March 30, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images
06/05/2019
Massimiliano Allegri mund të largohet në verë nga kampioni i Italisë, Juventus.
Pasi dështoi edhe në këtë sezon ta fitonte Ligën e Kampionëve, trajneri italian mund të përshëndetet me Zonjën e Vjetër.
Allegri është bërë cak i Paris Saint-Germainit, pasi këta të fundit nuk i besojnë më Thomas Tuchel.
Sipas asaj që raporton CorSport, parisienët janë duke u bërë gati për një ofertë të majme në drejtim të trajnerit të Juventusit.
Torinasit mund të heqin dorë nga Allegri, pasi janë të interesuar në rikthimin Antonio Contes në skuadër.
Trajneri italian pritet që të ketë një buxhet të majmë në transferimet te PSG, me një pagë dukshëm më të madhe se te Juventusi. /Telegrafi/


