Please enter at least 3 characters.

PSG gati ofertën për Di Marian

2016/01/psg-gati-ofert-euml-n-p-euml-r-di-marian_hd.jpg

Shënjestër kryesore e kampionit francez është mesfushori i Chelseat, Eden Hazard, mirëpo belgu ka vendosur të qëndrojë në Stamford Bridge, ashtu që PSG vazhdon me planet tjera.

Argjentinasi e ka humbur magjinë qëkur u transferua nga Real Madridi në Old Trafford dhe nuk po arrin ta bëjë lojën e tij nën urdhrat e Louis van Gaal, prandaj është duke e menduar largimin.

Në rast të arritjes së marrëveshjes, sipas Daily Mail, Edinson Cavani pritet të shkojë në drejtim të kundërt, pasi Djajtë e Kuq janë në kërkim të një sulmuesi të rangut botëror. /Telegrafi/