PSG, 41 milionë për Matan
31/10/2013
Spanjolli ishte startues dhe shënoi në fitoren e të martës ndaj Arsenalit në Capital One Cup, por është i pakënaqur nën drejtimin e Jose Mourinhos, pasi kryesisht ka nxehur karrigen e rezervave.
Mata ka frikë se mund ta humbë vendin në ekipin e Spanjës për Kupën Botërore në Brazil, dhe është i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge gjatë dimrit, në kërkim të një skuadre ku do të luajë me ekipin e parë.
Edhe Chelsea është gati të dëgjojë ofertat, por nuk do ta lejojë atë t’u bashkohet rivalëve të Ligës Premier, përfshirë edhe të interesuarit si Manchester United ose Tottenham. /Telegrafi/


