Please enter at least 3 characters.

Pse nuk është mirë t’i kontrolloni partnerët në internet?

2016/01/f.0513021621874_m.png

Femrat posaçërisht kanë shprehi që t’i kontrollojnë ata me të cilët dalin në takim apo duhet të dalin në të ardhmen. Por sa është kjo e mençur?

Problemi është se ajo që e dini përpara për njeriun me të cilin takoheni, do të pengojë rrjedhën e komunikimit. Numri më i madh i informacioneve janë të dëmshme. Ja përse. Një studim i bërë nga portali Match.com ka treguar se 49% e femrave do të refuzonin ndonjë takim, nëse do të gjenin ndonjë informacion “on line” që nuk iu pëlqen.

Psikologu Eli J.Finkel, thotë se njerëzit mundohen që ti gjejnë pikat e përbashkëta me personin, duke u interesuar në internet, por nuk eksiton asnjë garanci se ato informacione që i gjejnë në internet janë reale. Ajo që është e nevojshme është dozë realiteti dhe kontakt përballë njëri tjetrit që t’i zbuloni shumë gjëra. Përveç kësaj, hulumtimet tregojnë se njerëzit reagojnë në mënyrë shumë kritike ndaj atyre që i kanë kontrolluar paraprakisht në internet.

Sa më shumë informacione që të zbuloni, aq më shumë e gjykoni njeriun dhe kur të vjen radha të njoftoheni me të, ju veç më dini edhe më shumë nga ajo që duhet dhe e gjykoni edhe nëse nuk i dini rrethanat. Në këtë mënyrë shumë njerëz prej përpara i sabotojnë lidhjet që kanë potencial. /Telegrafi/