Please enter at least 3 characters.

PSE MËRGUAM NGA NJËRI-TJETRI?

Rosario Castellanos Figueroa (1925–1974)

Poezi nga: Rosario Castellanos
Përktheu: Bajram Karabolli

Flisnim gjuhën e perëndive,
kurse tani kjo heshtja jonë
si ajo e gurëve.
Ishim përqafimi i dashur,
ku qielli dhe toka bëheshin bashkë.
Jo, nuk ishim vetëm.

Dinim gjithçka për njëri-tjetrin
dinim të kaluarën dhe të tashmen ...
Ah, ishim për njëri-tjetrin
ashtu siç janë degët e forta të lisit
që mbështesin njëra-tjetrën në trung.

Atëherë nuk ishim si tani,
tani dukemi si re të vetmuara,
që enden sa andej-këndej
si gjethe të shpërndara.

Nuk ishim vetëm,
larg njëri-tjetrit ...
Ishim pranë e pranë, të bashkuar me njëri-tjetrin.