Please enter at least 3 characters.

Pse dështoi dueti mes Sabri Fejzullahut e Dhurata Dorës?

2016/10/dhurata-sabriu.jpg

Prej kohësh është bërë e ditur se këngëtarja Dhurata Dora e ka idhull Sabri Fejzullahun.

Ajo nuk e ka mohuar se që në vegjëli e ka pëlqyer jashtë mase këngëtarin dhe se ka shkuar në të gjitha vende ku ka kënduar ai.

Dhurata edhe më tej e adhuron legjendën e muzikës moderne kosovare, duke e cilësuar si të pa konkurrencë.

Në anën tjetër edhe Sabriu ka shprehur konsideratë për talentin e këngëtares së re, njëkohësisht fanses së tij.

U tha se dyshja do të vijnë së shpejti me një këngë në duet. Këtë e konfirmuan edhe ata vetë, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. /Kosovarja/Telegrafi/