Please enter at least 3 characters.

Profili i Përparim Ramës, kryetarit të ri të Prishtinës

2021/11/257235503_144482477889310_6012345027850260420_n.png

Prishtina është rikthyer sërish në qeverisjen e Lidhjes Demokratike, kjo pasi që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje, nga rezultatet preliminare fitues ka dalë kandidati i këtij subjekti, Përparim Rama.

Rama mori 40,659 vota ose 51,07% të totalit të votave, duke lënë mbrapa kandidatin e LVV-së, Arben Vitia i cili mori 38,958 vota apo 48,93%.

Pas shpalljes së rezultateve, Rama tha se do të realizojë të gjitha premtimet e bëra gjatë fushatës për garën e kryeqytetit.

Më poshtë ua sjellim profilin e tij:Përparim Rama lindi më 20 janar 1976. Është arkitekt e urbanist i njohur shqiptar – i vlerësuar me çmime ndërkombëtare gjithandej nëpër botë.???????????? ????????? ??? ???????????????? – Associate Member (Instituti Mbretëror i Arkitekteve Britanik ) 2003???????? – Mbikëqyrës – Media Instituti SMARTlab Programi Master dhe Doktoraturë 2007????- Member – Centre for Evolutionary Computing in Architecture) 2003MSc Master i dalluarQendra për Kompjutim Evolutiv në Arkitekturë(University of East London) 2003DipArch (University of East London)Shkolla e ArkitekturësInstituti Mbreteror i Arkitekteve Britanik Pjesa II 2001-03BA (Hons) SBU London South Bank UniversityInstituti Mbretëror i Arkitekteve Britanik Pjesa I 1995-98Përvoja kyçe: Si drejtor themelues i 4M Group, Rama është përgjegjës për planifikim të menaxhimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të byrosë, projektet e tij përfshijnë nga ato të banimit deri tek ato komerciale, nga hotelet deri tek ndërtimet mikse, aeroport dhe planifikim urban.Rama konsulton Fondin e hulumtimeve Kombëtare të Shtetit te Katarit në projektet urbane dhe arkitekturale aktuale dhe të së ardhmes në Katar. Ai po ashtu është edhe udhëheqës i ekipit të projektit të master planit për zhvillimin e fshatit të qëndrueshëm “Dhërmi” në 10ha në jug të Shqipërisë, në detin Jon.Ai ishte udhëheqës i konzorciumit ndërkombëtar të projektimit, udhëhequr nga 4M GROUP deri në lejen urbanistike të Kompleksit me te madh ne Ballkan me zhvillim miks në Prishtinë. Ai ishte këshilltar specialist në zhvillimin e veglave për planifikim hapësinor dhe arkitekturë për Newham Council dhe Tower Hamlets në Londër, në përgatitjet për Lojërat Olimpike Londra 2012. Ai ishte udhëheqës në projektim të planit rregullativ. /Telegrafi/