Please enter at least 3 characters.

Profesori amerikan i historisë, që me saktësi ka prognozuar fituesit e të gjitha zgjedhjeve presidenciale nga viti 1984

2020/10/1-95.jpg

Profesori amerikan Allan Lichtman që ligjëron historinë në universitetin e Washingtonit tash e 50 vite, është bërë i njohur për diçka krejt tjetër – modelin e tij parazgjedhor që e quan “Çelësat e Shtëpisë së Bardhë”, ku me saktësi ka parashikuar rezultatet e të gjitha zgjedhjeve presidenciale nga viti 1984 e deri më sot.

New York Times e quan “Nostradamusi i zgjedhjeve presidenciale”, e këtë reputacion e ka konfirmuar edhe në vitin 2016 pavarësisht se të gjitha anketat e parashihnin fitoren e Hillary Clinton, ai me saktësi e parashikoi se fitues do të jetë Donald Trumpi. E pas fitores, ishte vetë Trumpi që e përgëzoi për këtë prognozim, transmeton Telegrafi.

Për dallim nga historianët e tjerë që merren ekskluzivisht me të kaluarën, Lichtman dijen e tij për trendin politik vendosi ta ndryshojë - të merret me parashikime, me të ardhmen.

“Analistët ndjekin zgjedhjet sikur të ishin gara me kuaj. Por historia na mëson se votuesit nuk janë të mashtruar nga hiletë e fushatave parazgjedhore. Votuesit votojnë në mënyrë pragmatike, varësisht prej asaj se sa mirë ka udhëhequr më vendin Shtëpia e Bardhë”, ka deklaruar Lichtman, duke shtuar se anketat nuk kanë fare ndikim në rezultatet e zgjedhjeve.

“Fillova të formulojë zgjedhjet presidenciale, duke filluar nga ajo se kush do të vazhdojë të mbetet në Shtëpinë e Bardhë dhe kush do të largohet nga ajo”, ka shtuar Lichtman.

13 “çelësa” për fitoreAi analizoi zgjedhjet presidenciale nga 1860 deri më 1980, duke identifikuar 13 faktorët apo “çelësat” nga të cilët varej fitorja e presidentit apo kandidatit:Fitorja në zgjedhjet “midterm” (zgjedhjet për Kongres që mbahen gjatë gjysmës së mandatit të presidentit)Pa kundërkandidat nga partia e presidentit aktualKandidati është presidenti aktual që kërkon një mandat tjetërNuk ka kandidat relevant nga partia e tretëGjendja e mirë ekonomike afatshkurtërGjendja e mirë ekonomike afatgjateNdryshime të mëdha në politikëNuk ka pasur skandal më të madhNuk ka pasur mos sukses nga jashtë apo ushtarakKa pasur mos sukses nga jashtë apo ushtarakNuk ka pasur probleme shoqërorePresidenti është karizmatikKundërkandidati i presidentit është jokarizmatik

Me këtë model Lichtman ka parashikuar që Ronald Reagan nga radhët e Republikanëve do të fitojë sërish në zgjedhjet e vitit 1984, pikërisht dy vite para kohës, kur kundërkandidati i tij nga radhët e Demokratëve, Walter Mondale ende nuk ishte nominuar. Në pranverën e vitit 1988 kishte parashikuar që George Bush do të fitojë ndaj Michael Dukakis, edhe pse Dukakis udhëhiqte nëpër të gjitha anketat. Ka parashikuar edhe dy fitoret e presidentit Bill Clinton.

Lichtman për shkak të këtyre gjetjeve filloi të vazhdojë me parashikimin e fituesve sipas votave të elektoratit, e jo sipas numrit të votave absolute – dhe sërish ia ka qëlluar gjatë të gjitha zgjedhjeve të ardhshme, përfshirë edhe fitoren e Donald Trumpit.

Ndryshe, Lichtman është Demokrat që nga viti 2006 dhe vetë kishte kandiduar për senator në vitin 2017 – por pa ndonjë sukses. Megjithatë ka parashikuar me saktësi se kundër Trumpit do të ketë shumë zëra që do të flasin, duke botuar në po të njëjtin vit edhe librin e titulluar “The Case for Impeachment”, ku ka numëruar arsyet pse gjatë vitit të tij të parë të mandatit, u tentua edhe “impeachmenti” kundër Trumpit.

Çfarë prognozon tani?

Çelësi i prognozave të tij në vërtetë është shumë i thjeshtë – nëse në 6 nga 13 pyetjet – përgjigja e tij ishte negative, presidenti aktual apo kandidati i partisë në pushtet humb zgjedhjet. Prognoza: 7 çelësa për Bidein, 6 për Trumpin. Biden fiton

Në rastin e këtyre zgjedhje, rezultatet janë si në vijim:Fitorja në zgjedhjet “midterm” - JOPa kundërkandidat nga partia e tij – POKandidati është presidenti aktual që kërkon një mandat tjetër – PONuk ka kandidat relevant nga partia e tretë - POGjendja e mirë ekonomike afatshkurtër – JOGjendja e mirë ekonomike afatgjatë - JONdryshime të mëdha në politikë – PONuk ka pasur skandal më të madh - JONuk ka pasur mos-sukses të madh ushtarak – POKa pasur sukses të madh nga jashtë apo ushtarak – JONuk ka pasur pakënaqësi shoqërore – JOPresidenti është karizmatik - JOKundërkandidati i presidentit është jokarizmatik – PO

Pra, rezultati është, 6 faktorë për Trumpin dhe 7 për Bidenin. Kjo do të thotë që sipas profesorit të historisë Trump do t’i humb zgjedhjet. /Telegrafi/