Please enter at least 3 characters.

Prodhimet bujqësore shënojnë rënie në aspekt të shit-blerjes

2016/05/Prodhime-bujqesore.jpg

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) shit-blerja e prodhimeve bujqësore është ulur për 14.2% në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.

30% rënie është shënuar në blerjen e prodhimeve te prodhuesit individual, kurse shitja e prodhimeve bujqësore të prodhimit të pavarur është shënuar rritje prej 50.6%.

Rritja është regjistruar te drithërat, prodhimet foragjere dhe kopshtare, pemët, pijet alkoolike, prodhiemt blegtorale, pulat dhe vezët, kurse rënie është regjistruar te qumështi, prodhime qumështore, bimë industriale, dhe peshqit./Telegrafi/