Please enter at least 3 characters.

Procedohet për konsultime publike Koncept Dokumenti për procesin e vetingut në drejtësi

2021/04/Albulena-Haxhiu-interviste-foto-Ridvan-Slivova-3-e1619029557221.jpg

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se është proceduar për konsultime publike, drafti i Koncept Dokumentit për Zhvillimin e Procesit të Vetingut në sistemin e drejtësisë.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Vetingu është një projekt i jashtëzakonshëm që si prioritet strategjik ka përmirësimin e integritetit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Postimi i plotë:Sot është proceduar në konsultime publike drafti i Koncept Dokumentit për Zhvillimin e Procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë.Vetingu është një projekt i jashtëzakonshëm që si prioritet strategjik ka përmirësimin e integritetit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.Andaj, nga sot deri më datën 19 gusht i mirëpresim komentet e çdo zyrtari publik por edhe qytetari për këtë Koncept Dokument ashtu që të arrijmë ta finalizojmë këtë proces në mënyrën më të suksesshme./Telegrafi/Linku ku mund ta gjeni koncept dokumentin.