Please enter at least 3 characters.

Prishtinë, rrahje mes menaxherit dhe një kamarieri

2020/09/Gastronomi-sherbimet-ne-hapsira-te-jashtme-te-kafiterive-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrahje mes dy personave në Prishtinë.

Siç thuhet në njoftim rrahja ka ndodhur në një lokal, mes një menaxheri dhe një kamarieri.

"Prishtinë / 23.03.2024 - 03:17. Pas një mosmarrëveshje verbale në mes viktimës mashkull/kosovar, menaxher i lokalit dhe të dyshuarit mashkull/k, kamerier lidhur me punën, janë rrahur mes veti dhe si pasojë i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor", thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se palët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/