Prishtinasit optimist para ndeshjes me Bregenzin e Austrisë
“ Kundërshtari ynë është shumë i fortë, por ne me forcat tona, përkundër faktit se kemi skuadër me moshë të re, do të kërkojmë që të marrim rezultat sa më pozitiv. Bregenz është pjesëmarrës i rregullt në garat evropiane dhe zakonisht kalon 2-3 rrethe dhe kjo tregon për cilësitë që ka. I njohim pikat e forta të kundërshtari dhe do të mundohemi t’i mbulojmë sa më mirë”, tha trajneri i KH Prishtina Taib Kabashi.
Optimist është edhe kapiteni i skuadrës Ylber Mjeku. “E kemi analizuar mjaft mirë lojën e kundërshtarit dhe shpresoj se do të arrijmë rezultat të mirë edhe pse duhet pranuar se kemi të bëjmë me një skuadër shumë të fortë”, thotë Mjeku.
Ndeshja Prishtina – Bregenz zhvillohet të shtunën në palestrën e sporteve në kryeqytet dhe fillon nga ora 20:10. /Zëri/Telegrafi/


