Prishtina tregon dhëmbët, fiton ndaj Ferizajt si mysafir
24/08/2024
Prishtina ka marr fitoren e parë në këtë kampionat, duke mposhtur Ferizajn me rezultat 3-1 si mysafir në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës. Prishtina që kishte pushuar në javën e dytë, pasi që ndeshja ndaj Dritës nuk u zhvillua e nisi fuqishëm përballen ndaj Ferizajt.Zhvillohej minuta e pestë, kur Dion Gallapeni asistoi te Sunday Akinbule, i cili me një gjuajtje të saktë nga jashtë zonës shënoi për 1-0.Nuk vonoi shumë dhe Prishtina shënoi edhe golin e dytë, ku sërish Gallapeni dhe Akinbule ishin në bashkëveprim, me mbrojtësin që përfitoi duke fituar një top, duke asistuar te Akibule që shënoi për 2-0.
Standings provided by Sofascore


