Prishtina stërvitë me Trepçën
22/01/2016
Fitorja s’është diskutuar fare në këtë ndeshje, pasi që bardhekaltërit kampionë kanë kontrolluar lojën nga fillimi deri në fund, duke i shkaktuar në fund humbje me 39 pikë diferencë mitrovicasve (87-48).
Në fakt vetëm çereku i parë ka qenë pak më interesant 19-17, ndërsa më pas diferenca është hapur në pjesë të parë 43-23 e krejt në fund gati 40 pikë epërsi.
Pas kësaj ndeshjeje Sigal Prishtina ka bilanc 10-3 në Superligë, ndërsa Trepça 7-7.


