Prishtina pranon ftesë për miqësore në Turqi
22/08/2015
“Klubi ynë është zgjedhur nga Sivasspori si kundërshtari ideal, me rastin e hapjes zyrtare të stadiumit të ri “Sivas 4 Eylul Stadium” në Sivas".
"Prandaj, e kemi kënaqësinë që do të jemi ne mysafirët e zgjedhur për t’u hapur ky stadium, i cili do t’i ketë 25 mijë ulëse”, njofton klubi 'bardhekaltër'.
Sivasspori ishte mysafir i Prishtinës në muajin shtator të vitit të kaluar, ndërsa bashkëpunimi në mes të dy klubeve, vazhdon të forcohet gjithnjë e më shumë.


