Please enter at least 3 characters.

Prishtina nuk ndalet, pas pesë transferimeve, paralajmëron edhe një sulmues ndërkombëtar

2018/06/prishtina-1.jpg
36:"????????????????????????????????????

FC Prishtina ka paralajmëruar edhe një transferim në mbyllje të kampanjës transferuese për garat evropiane.

Klubi nga kryeqyteti nuk është ndalur në javët e fundit duke hapur negociata e duke i përfunduar ato me sukses me disa prej yjeve të Superligës.

Armend Thaçi dhe Leotrim Bekteshi

Pas dyshes Armend Thaçi dhe Leotrim Bekteshi nga Gjilani, mesfushorëve Argjend Mustafa dhe Meriton Korenica, e mbrojtësit Haliti, Prishtina me anë të një komunikate bëri të ditur se nuk ka përfunduar kampanjën transferuese.

Sipas një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare, klubi ka paralajmëruar edhe transferimin e një sulmuesi të kalibrit botëror në prag të ndeshjeve në Europa League.

Foto: Fc Prishtina/Facebook

Prishtina do të luaj në Ligën e Evropës në fund të muajit qershor dhe me transferimet e fundit pritet të synojë kualifikim të mëtutjeshëm.

Aktualisht pjesë e Prishtinës me kontratë janë 41 lojtarë dhe priten largime shumë shpejt nga skuadra e cila rikthehet pas tri vitesh në shtëpinë e vet me t'u përfunduar punimet në stadiumin e qytetit të Prishtinës. /Telegrafi/