Please enter at least 3 characters.

Prishtina në futsal nesër përballet me Barcelonën, pritje e jashtëzakonshme nga gjiganti katalunas dhe reklamë e mirë për Kosovën

2021/01/130268416_4754477604626317_1979465927409272135_o.jpg

Ndeshja ndaj Barcelonës po i bën lojtarët e Prishtinës në futsall të ndihen si superyje.

Sot, kryeqytetasit zbarkuan në Spanjë pas një fluturimi disa orësh për duelin e raundit të 32 më të mirave në Ligën e Kampionëve të futbollit të sallës.

Prishtina nuk ka humbur kohë dhe kanë shfrytëzuar “Palau Blaugranan” për të kryer stërvitjen e radhës.

E në shtëpi të veten, katalanasit treguan mikpritje të jashtëzakonshme.

Stërvitjet e Prishtinës po ndiqet nga gazetarët vendas të cilët madje po realizojnë edhe kronika me ta, teksa në bazë të pamjeve në Instagram shihet se po intervistohet braziliani i Prishtinës, Alan Jefferson.

Barcelona e futsallit ka publikuar video nga seanca stërvitore e skuadrës nga Kosova në Instagramin e tyre zyrtar që ndiqet nga plotë 1 milionë e 300 mijë fansa, reklamë kjo e jashtëzakonshme për skuadrën e Prishtinës dhe shtetin e Kosovës. /Telegrafi/