Prishtina e Re vazhdon me përforcime, nënshkruan me mesfushorin Dadet
KF Prishtina e Re ka përforcuar radhët me një emër të ri në mesfushë. Klubi ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me mesfushorin defensivë nigerian, Amos Dadet.
25-vjeçari vjen nga Voska Sport e Maqedonisë së Veriut dhe pritet të sjellë stabilitet dhe forcë në qendrën e mesfushës për sezonin e ri në Superligë.
Njoftimi i plotë nga klubi:
KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit defensivë Amos Dadet, 25-vjeçar nga Nigeria.
Amos së fundmi ishte pjesë e ekipit Voska Sport në Maqedoninë e Veriut, ku në edicionin e fundit zhvilloi 24 paraqitje duke treguar një performancë të qëndrueshme në mesfushë.
Me energji, disiplinë dhe aftësi për të kontrolluar mesfushën, Amos pritet të sjellë një dimension të ri për skuadrën tonë në Superligë.
Mirë se erdhe, Amos. /Telegrafi/


