Please enter at least 3 characters.

Prishtina e Re debuton me fitore, shkatërron Malishevën si mysafir 

Prishtina e Re ka shënuar fitore si mysafir ndaj Malishevës me rezultat 4-0, në kuadër të javës së parë hapëse në Superligën e Kosovës. 

Debutuesit në elitë, tregon qetësi në pjesën e parë, duke gjetur avantazhin në fund.Andre Gomes shënoi shënoi në kohën shtesë për 1-0.

Edhe në pjesën e dytë, Prishtina e Re, ishte më e saktë, ndërsa fillimisht Donat Vitija u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 54-të.

Mas tre minutash Toni Gomes arriti të shtojë epërsinë me një gol me kokë pas asistimit të Lorik Dobratiqit.

Në minutën e 76-të, Prishtina e Re shënoi golin e tretë, kësaj radhe Dobratiqi shënoi pas asistimit të Drilon Fazliut.

Debutuesit nuk kishin aspak mëshirë për Malishevën, duke ia shënuar edhe golin e katërt me Abdoul Zoungrana për 4-0.

Prishtina e Re merr tri pikët e para historike për këtë klub, ndërsa Malihevës i duhet ende punë për tu kthyer në nivelin që ishte. /Telegrafi/